image Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, ia shpreh një shqetësim

Politikë

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, ia shpreh një shqetësim

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin thotë se ka pasur “bashkëbisedim të frytshëm e miqësor”.

Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se kanë folur për çështjet aktuale në vend.

Kreu i AAK-së i ka shprehur shqetësimin për agjendën legjislative të Qeverisë për të cilën thotë se në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

“Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/pfbid0x2JzbbA7TTJSi7HtZQKT5ryA48S6D1rnXdh7rbeJS9WknNoBJ8C48JicoZp2UhRkl?cft[0]=AZUnpBoFAwwRBh1ADjYXaezMCdY8yRfcM8vq23XWMyCC4OZFwZJFQ8XRc1BCKVK8Pdf35Phw0bKaYVpIgCiKuqAT72P3comO4j-YtKTYlNBDapkqbQ1GvRfo0htWdf5puBrlulZ4wL8_MZFbtwBcFN9-&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/