Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Me këtë rast, Haradinaj thotë si e ka uruar për detyrën e re dhe se i ka shprehur mirënjohje për punën e KFOR-it, në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vend, përgjatë tërë këtyre viteve.
“KFOR-i i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e ngritur në një forcë moderne, partnere në ofrimin e paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë në operacione paqësore”, ka shkruar Kryeministri ndër të tjera./Gazeta Sinjali/