Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka bër homazhe në nderim të dëshmorëve Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli.
Këtë e bëri të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Haradinaj tha se Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli ranë për t’u përjetësuar në kujtesën kombëtare.
“Homazhe në nderim të dëshmorëve Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli, të cilët ranë për t’u përjetësuar në kujtesën tonë kombëtare”.
“Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj.