image Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit

Sociale

Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit

news image

Sot janë bërë 23 vite që nga masakra në Rogovë të Hasit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë homazheve të bëra gjatë ditës së sotme ka thënë se një prej momenteve më të përgjakshme të kësaj lirie është rënia e 30 dëshmorëve me 27, 28 dhe 29 janar 1999 në Has.

“Përulemi para sakrificës dhe heroizmit të tyre. Lavdi e përjetshme të rënëve, Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, ka shkruar Haradinaj. /GazetaSinjali/