Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë se është përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre.
“Me të drejtë quhet Prilli i përgjakur. Ishte fillimi i një muaji që do të na ndante prej shumë njerëzve të dashur. Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë. Kujtojmë sot, të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur. Kujtojmë Dëshmorin e tretë nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, Artonin që heroikisht ra krah për krah me bashkëluftëtarin nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra të tjerë anekënd Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.