image Haradinaj përkujton masakrën në Abri të Epërme: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi

Politikë

Haradinaj përkujton masakrën në Abri të Epërme: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi

news image

Sot shënohet 23 vjetori i masakrës së Abrisë së Epërme në komunën e Drenasit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.

E për këtë ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi sepse kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë.

“Ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar. Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari. Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë. Familjes Delia, Martirëve të Abrisë, Lavdi e përjetshme! RH”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/