Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Shaban Shala duke e cilësuar personazh të epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se Shala para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.
“I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.Lum Atdheu që kishte burra si ai”, ka shkruar Haradinaj.
Kryeministri në detyrë ka shtuar se 8 vjet më parë, Shaban Shala iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë. Ai theksoi se ikja e tij nga kjo botë ka lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike./ Gazeta Sinjali/