Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës që me 18 qershor 1999 nisën një kapitull të ri.
Haradinaj shprehet mirënjohës ndaj të rënëve për liri, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje, ai ka thënë se është përjetë falenderues për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
“Me 18 qershor 1999 i erdhi radha Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, që të nisin kapitullin e ri historik. Kujtojmë sot me respekt luftëtarët e brigadave 112 “Arben Haliti”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 172 “Isa Kastrati”, betejat dhe sakrificën e tyre. Përjetë falënderues të rënëve për liri! Përjetë falënderues për ndihmën vendimtare që erdhi nga miqtë tanë, SHBA dhe NATO. Klinë, Skenderaj e Kamenicë, urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/