Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur sërish në lidhje me marrëveshjen e targave, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë për “stickerat” se nuk ka pasur nevojë fare të ndodhë drama që sipas tij ka ndodhur, sepse marrëveshja ka ekzistuar.
Ai tha se Kurti i ka shfrytëzuar njësitë elite të policisë për çështje të tij zgjedhore.
“Historia ka treguar se kjo forcë ka ditë të bëjë ligjin edhe në Veri, ndërsa Kurti e ktheu këtë forcë nga një forcë që e bënë ligjin, në një forcë të zënë peng”.
Ai shtoi se për t’u tërhequr policia nga veriu, u desh të merrej vesh qeveria Kurti me kriminelët serbë dhe Serbinë, që ishte dëm për sovranitetin e vendit.
“Po ju siguroj, që edhe nëse është bë pa qëllim, nuk është në dobi të Kosovës kjo që ka ndodhë. Është bukur e dhimbshme. Kurti e fsheh dështimin, por ai e ka pa mirë sa dëmet ja ka bë Kosovës me humbjen e autoritetit të Policisë së Kosovës. Autoritet ligjor atje kanë bë kriminelët në rrugë. Tash ti po e arsyeton me stickera?”, tha Haradinaj në Kanal10.
“Kallxomni ju mu a mundet me shku sot policia me e pa se qysh është situata. Kjo nuk ka qenë çështje e marrëveshjes me KFOR-in as me Serbinë. Ka qenë një marrëveshje shumë-palëshe dhe ata ndihen shumë fitues sepse kanë krijuar konservim kundër ligjeve të Kosovës. Kurti nuk don marrëveshje nëse nuk e thirrë përfaqësuesin amerikan në tavolinë”, tha tutje ai./GazetaSinjali/