Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për takimin në mes Biden dhe Merkel.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në Twitter të cilin më pas e ka shpërndarë edhe në Instagram, ka thënë se shpresat për arritjen e një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mbesin tek Washingtoni.
“Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke“, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/