image Haradinaj për rezultatin në PISA: Është bërë përpjekje për përmirësimin e infrastrukturës dhe pagave

Arsimi/ Haradinaj për rezultatin në PISA: Është bërë përpjekje për përmirësimin e infrastrukturës dhe pagave

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar rezultatet e fundit të PISA duke thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Në rezultatet e testit PISA, Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte renditur keq në testin PISA ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë. /Gazeta Sinjali/