image Haradinaj për rastin e ambasadorit Berishaj: Ku janë kufijtë moral të Kurtit dhe Osmanit?

Politikë

Haradinaj për rastin e ambasadorit Berishaj: Ku janë kufijtë moral të Kurtit dhe Osmanit?

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një postim në të cilin pyet presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, se ku janë kufijtë moral të tyre.

Haradinaj ka ngritur pesë çështje për të cilat siç duket pret përgjigje nga e para e shtetit dhe kreu i Qeverisë.

Çështjen e parë të cilën e shtron Haradinaj për diskutim lidhet me ambasadorin Martin Berishaj, i cili është përfshirë në një skandal parash, sipas mediave sllovene. Haradinaj ka pyetur presidenten se a i ka lënë kohë mjaftueshëm AKI-së që të verifikojë aktivitetet e ambasadorit.

Pas kësaj, kreu i AAK-së iu është drejtuar kryeministrit Kurti, duke ia rikujtuar atij se e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze e nivelit ballkanik dhe sipas Haradinajt është me rëndësi të dihet se cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, që sipas Haradinajt është e nipit të Jovica Stanishiqit (ish-shefit famkeq të sigurimit serb).

Në pyetjen e tretë, Haradinaj thotë: “A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?”

Ndërsa çështja e fundit të cilën e ka shtruar ish-kryeministri i Kosovës, lidhet me organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas tij po pengohen që të veprojnë konform ligjit.

“Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta?”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaSinjali/