Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e di se si do të vazhdojë bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate me të cilën ka pasur koalicion parazgjedhor.
Haradinaj tha se si subjekt politik i kanë ofruar bashkëpunim PSD-së, por që ende nuk dihet formula se si do të vazhdohet.
“Ne i kemi ofruar bashkëpunim, por nuk e di në çfarë forme. Tani koalicion parazgjedhor nuk ka se zgjedhjet janë kryer, por nëse PSD ka gatishmëri jemi të interesuar. Nuk e dimë realisht formulën cila do të jetë“, tha ai.
Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate u rendit si e katërta në bazë të rezultateve preliminare.
Sipas këtyre rezultateve PSD rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/