image Haradinaj për Parkun e Erës në Bajgorë: Filloi epoka e investimeve strategjike

Kosovë

Projekti/ Haradinaj për Parkun e Erës në Bajgorë: Filloi epoka e investimeve strategjike

news image

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka n-ënshkruar përmbylljen financiare për projektin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, që arrin vlerën e 170 milionë eurove.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradianj, ka thënë se ky është investimi më i madh që e mban në mend.

“Është projeti më i madh i energjisë së ripëtëritshme në vend. Dje u nënshkru përmbyllja financiare nga BERZH. Janë vendosur 27 tribuna në Bajgorë me fuqi 105 megaW energji elektrike, pa dëme në mjedis. E veçanta e këtij projekti të madh është se ka bashkuar shtatë shtete: Kosovën, Gjermaninë, ShBA-në, Austrinë, Slloveninë dhe Izraelin. Është shembulli më i mirë, në të cilin vendi ynë luajti rol të rëndësishëm dhe aktiv”, tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe ambasadën gjermane në përgjithësi për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt, i cili sipas tij, nisi epokën e re të investimeve strategjike.

Kurse, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt , tha se ndihet krenar që ky projekt u arrite me bashkëpunimin e të gjitha palëve të interesit dhe në një kornizë të tillë ligjore.

“Kjo ishte një punë ekipore  e vërtetë dhe kjo tregon se kur të gjithë palët e interesit bashkëpunojnë mund të bëhen gjëra të mira  në Kosovë. Siç e përmendi kryeministri ky është projekti i parë i tillë në kornizën ligjore për investime strategjike. Unë si ambasador gjerman jam veçanërisht krenar që një projekt i tillë për energjinë e ripërtritshme mund të bëhet brenda kësaj kornize. Ka pasur shumë sfida dhe ky është momenti t’i falënderojmë të gjitha palët e interesit nga ana e biznesit, mirëpo gjithashtu edhe administratën kosovare, qeveritë dhe agjencitë që kanë bërë një punë të rëndësishme që kjo të arrihet”, tha Heldt.

Nënshkrimin e përmbylljes financiare nga BERZH, ambasadori gjerman e vlerësoi si një indikator të  partneritet, një besim që ka tërhequr kapitalin privat nga Austria, Sllovenia e vendet e tjera./Gazeta Sinjali/