image Haradinaj për masat e reja: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve

Politikë

Haradinaj për masat e reja: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas miratimit të masave antiCovid, duke dalë kundër tyre.

Haradinaj këto masa i cilësoi si papërgjegjësi e Qeverisë që duhet ta bartin qytetarët.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, Qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve, duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, e që sipas tij edhe është dëshmuar.

“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, deklaroi Haradinaj.

/GazetaSinjali/