image Haradinaj për ‘luftën’ me Thaçin e Veselin: Ua pata tregu vendin

Kosovë

Taksa/ Haradinaj për ‘luftën’ me Thaçin e Veselin: Ua pata tregu vendin

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur për ish partnerin e tij të koalicionit Kadri Veselin duke e kritikuar atë dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin për çështjen e taksës kundër Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se për Veselin ka kritika për shkak të paqëndrueshmërisë së tij. Ka thënë se Veseli ishte dorëzuar për taksen e vendosur kundër Serbisë.

“Unë kam vërejt jo në këtë temë, por që ka paqëndrueshmi ndaj vendimeve për Kosovën. Kur e kemi vendosur taksën dhe kur e kemi kundërshtuar ndarjen, them ashtu nuk ka mundur me i bë ballë, këtyre temave kaq të rëndësishëm si ka me qenë në të tjera çështje”.

“Nuk mendoj që votuesi i PDK-së i meriton që udhëheqësit e vet aq shpejt me e lëshuar frontin.  Unë nuk desha që kreun e shtetit me e çu para hetuesit dhe më quajnë dezertor, unë nuk jam dezertor, për shkak se nuk desha ta çoj kreun e shtetit para hetuesve. Njerëzit e ndershëm, patriotet e ndershëm duhet ta kuptojnë që paqëndrueshmëria ka efekte”, ka deklaruar Haradinaj në T7.

Më tutje ai ka thënë se Veseli dhe Thaçi kanë provuar tërheqin atë nga vendimi për taksë. Por sipas tij, ka thënë se ua ka treguar vendin kur i është kërkuar të ndryshojë qëndrim për taksë.

“Jo vetëm që janë tërhequr, por kanë provuar edhe me më tërheq dhe me ma pamundësuar që me e mbajte vendin. Ua pata tregu vendin të gjithëve”.

“Ua tregova vendin se nuk ua kam bërë dert në asnjë vend. I kanë thënë në takime ato gjëra kur kemi qenë në anën e njëjtë dhe kemi pasur në tryezë një palë tjetër, unë nuk kam pas problem me palën tjetër. Venin ua tregon kur u tregon qëndrimin tëndë dhe nuk lëkundësh”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/