Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas letrës së nënshkruar për raportet Kosovë-Serbi dërguar BE-së, ShBA-së, dhe Britanisë së Madhe në shenjë mbështetjeje për Kosovën.
I pari i AAK-së ka falenderuar shtetet mike të Kosovës për këtë, duke theksuar se arritjet e deritashme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatë.
Ndër të tjerash, Haradinaj tha se ky akt është vulë e asaj se Kosovë është euro-atlantike dhe se e tillë do të jetë përherë.
Postimi i plotë:
Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Washingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës.
Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm.