image Haradinaj për Kurtin: Mosrealizimi i zotimeve para qytetarëve është mashtrim

Politikë

Haradinaj për Kurtin: Mosrealizimi i zotimeve para qytetarëve është mashtrim

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth premtimeve të VV-së para qytetarëve të vendit dhe mosrealizimin e tyre gjatë qeverisjes Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh se një subjekt politik që ka qëndrime të ndryshme para se të vijë në pushtet dhe që nuk i realizon pasi të vijë në qeverisje, atëherë një gjë e tillë s’ka si të quhet ndryshe përveç një mashtrim.

“Nëse pritjet që ua ke thënë qytetarëve janë të parealizueshme, atëherë premtimet kthehen në mashtrim, pasi ato nuk mund të zbatohen”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/