image Haradinaj për Edi Ramën: I padituri nuk takohet me të diturin

Politikë

Haradinaj për Edi Ramën: I padituri nuk takohet me të diturin

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, derisa ky i fundit është duke qëndruar në Kosovë.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, i cili e kishte quajtuar të paditur.

“I padituri nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Sinjali/