image Haradinaj për deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës: Është akt tradhtie

Politikë

Haradinaj për deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës: Është akt tradhtie

news image

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për deklaratat e tij lidhur me largimin e kriminelëve të luftës nga politika, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, mosprecizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është një akt tradhtie.

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha Haradinaj për Blic./Gazeta Sinjali/