Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka komentuar bastitjen e zyrave të orgnizatës së veteranëve nga EULEX-i, ku është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, duke thënë se asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kreu i AAK-së është shprehur se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin e Kosovës.
Ai apelon tek organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare që të respektojnë të drejtat e të gjithëve.
Sipas Haradinajt, asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë.
“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë.
Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/
Shkrimi i tij i plotë në Facebook: