Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, ka thënë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
Ai ka thënë se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se bëhet vonë.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/