image Haradinaj për anulimin e kontratës 50 milionëshe: Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

Kosovë

Reagim/ Haradinaj për anulimin e kontratës 50 milionëshe: Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për anulimin e një vendimi të nënshkruar nga Qeveria Haradinaj në maj të vitit 2019, e cila u tha se kishte vlerën e 49.6 milionë eurove.

Sipas Haradinaj, në këtë vendim nuk është përmedur asnjë shumë, por vetëm kyçja e fshatrave të Ferizajt e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumbetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyçjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma. Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion, por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyçjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj këtë vendim e quajti mashtrim të radhës të Qeverisë Kurti, e i cila, thotë ai, u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim./Gazeta Sinjali/