Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me Avdullah Hotin para mediave tha se tashmë çështja e koalicionit dihet.
Siç tha ai para mediave, kjo marrëveshje do të ndodhë këto ditë.
“Rasti sotëm si i joni që jemi si partneri i dytë më i madh, presim të ftoj fillimisht e të përfundoj edhe me partitë tjera, kreu i LDK-së, pasi e formëson atë me shkrim, i fton palët veç e veç ose bashkë, të nënshkruajmë. Mendoj se mund të ndodhë në disa ditë, ndryshe nuk mundem me marrë më shumë se ni javë”, tha Haradinaj./ Gazeta Sinjali/