image Haradinaj pas sulmit të Konsullatës në Kopenhagë: Flamuri i Kosovës u vendos menjëherë lartë në shtizë

Kosovë

Haradinaj pas sulmit të Konsullatës në Kopenhagë: Flamuri i Kosovës u vendos menjëherë lartë në shtizë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka dënuar ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.

Ministrja beson se autoritetet daneze do t’i vendosin sa më shpejtë para drejtësisë akterët e këtij akti të papranueshëm.

“Asnjë sulm nuk do ta pengojë Kosovën dhe diplomatët e saj nëpër botë, që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Haradinaj ka njoftuar se Konsullata e Kosovës në Kopenhagë ka vendosur menjëherë flamurin e Kosovës lartë në shtizë. /Gazeta Sinjali/.

Dënoj ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës. Besojmë fuqishëm që…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Monday, June 15, 2020