image Haradinaj: Pas largimit tim udhëheqjen e AAK-së e merr Ardian Gjini

Politikë

Haradinaj: Pas largimit tim udhëheqjen e AAK-së e merr Ardian Gjini

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që pas largimit të tij nga kjo parti udhëheqjen do ta marrë Ardian Gjini.

Sipas Haradinaj, kjo gjë është e paraparë në statutin e AAK-së.

“Me statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mungesë të kryetarit, Aleancën e udhëheq nënkryetari i parë, me ç’rast e udhëheqë Ardian Gjini. Në rast se mbajnë zgjedhje e vlerësojnë ata kë me e vendosë ose kush e merr besimin. Por me statut pas largimit tim në këtë rast e merr Ardian Gjini. Me statut në Aleancë udhëheqjen e merr Ardian Gjini”, tha Haradinaj në Klan Kosova, përcjell Gazeta Sinjali.

Ky zëvendësim i të parit të partisë do të bëhet në rast se Haradinaj zgjedhet president i Kosovës.

Ai kishte thënë që posti i presidentit do të jetë vendimtar për funksionimin e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit./Gazeta Sinjali/