Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e rrugëve pas reshjeve të mëdha të borës.
Ai tha se bora e vështirëson trafikun rrugor dhe që Qeveria është zënë në befasi në këtë kohë.
Haradinaj tha se bora sot e vështirësoi trafikun rrugor, edhe pse sipas tij, kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim tash e sa muaj.
“Janë po të njëjtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeçare në një vjeçare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, Haradinaj ironizoi duke thënë se “gjysma e dimrit dhe qeverinë e zë në befasi”.