Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, është deklaruar për takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Haradinaj e cilëson arritje të madhe, pajtimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas tij, po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve.
Shkrimi i plotë i tij:
Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.
Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.
Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!