image Haradinaj nuk shkon në Samitin e Pragës për shkak të zgjedhjeve

Kosovë

Haradinaj nuk shkon në Samitin e Pragës për shkak të zgjedhjeve

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka marrë pjesë në takimin në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6 nën kryesimin e Republikës së Çekisë.

Haradinaj thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes në këtë takim është angazhimet rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në vendin tonë.

Ai për këtë ka njoftuar edhe kryeministrin e Çekisë Andrej Babis, të cilin e ka falënderuar për ftesën duke thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë kontribuues serioz për paqe dhe stabilitet.

Njoftimi i plotë i Haradinajt

Të nderuar qytetarë, Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit. Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.