image Haradinaj: Nuk jam kriminel, Gërvalla t’i vazhdojë fyerjet

Politikë

Haradinaj: Nuk jam kriminel, Gërvalla t’i vazhdojë fyerjet

news image

Daut Haradinaj i AAK-së ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju e keni parë edhe reagimin publik. Kemi thënë se në asnjë formë nuk jemi të gatshëm me u bo pjesë e një debati të tillë aq më tepër kur Donika Gërvalla është çika e heroit Jusuf Gërvalla. Është bashkëvendëse e jona dhe ne e dimë fare mirë të kaluarën dhe vuajtjet që i kanë pasur. Në asnjë rrethanë nuk do të bimë pre e situatave ose momenteve politike  për me kritiku një pasardhëse të heroit tonë”, tha Haradinaj.

“Ministrja tash duhet me ditë që e përfaqëson institucionin më të lartë dhe kredibil në Republikën e Kosovës dhe ajo e ka për detyrë me u kujdes për secilin qytetar të Kosovës. Këtë duhet ta mbajë në mend çdo sekond të jetës deri në ditën e fundit që do të jetë ministre që është përgjegjëse për të gjithë qytetarët pa dallim qofshin ata heronj të luftës, kundërshtarë politikë apo edhe të ndonjë etnie tjetër”, thotë ai në RTV Dukagjini.

“Në raport personal unë personalisht rezervohem me e komentua”, shtoi ai.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Gërvallës ku ajo i thoshte “të marroftë zoti” Ramush Haradinajt.

“Tani nëse ajo është duke e parë këtë emision ajo do të skuqet. Nuk jam kriminel, kam kaluar në dy gjykime dhe drejtësia ndërkombëtare e ka thënë fjalën e vet. Është e vërtetë se ka pasur dëshmi e prova prej të gjitha anëve, prej Serbisë e Rusisë dhe Gjykata ndërkombëtare më kredibile ka marrë një vendim ku u lirua prej të dyja aktakuzave dhe në të dy rastet ka dalë i pafajshëm”, thotë Haradinaj.

“Ndërsa për fyerje le të vazhdojë të fyejë, unë jam krenar për angazhimin tim dhe për lartësimin e emrit të babait të saj“, shtoi ai.

/GazetaSinjali/