image ​Haradinaj ngushëllon avokatin Berisha për vdekjen e nënës

Kosovë

​Haradinaj ngushëllon avokatin Berisha për vdekjen e nënës

news image

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e avokatit Besnik Berisha në Pejë për t’u shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës.

Në këtë vizitë, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime avokatit Berisha për humbjen e nënës dhe duke i uruar forcë për përballimin e dhimbjes.

Po ashtu, Haradinaj ka vizituar edhe familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, pas ndarjes nga jeta të mësuesit Jashar Dacaj, të cilin e ka kujtuar edhe si profesor të tij të dikurshëm dhe një figurë të përkushtuar në arsim, që gjithë jetën ia kushtoi edukimit të brezave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/