image Haradinaj nga Mynihu: Bashkatdhetarë të shumtë po e shohin Aleancën si alternativën më serioze politike

Sociale

Haradinaj nga Mynihu: Bashkatdhetarë të shumtë po e shohin Aleancën si alternativën më serioze politike

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, në kuadër të vizitës në Gjermani.

I pari i AAK-së ka thënë se partia që ai e drejton po përkrahet nga diaspora.

Sipas Haradinaj, shumë bashkatdhetarë po i bashkohen AAK-së, pasi ata po e shohin si alternativën më serioze politike.

“Falë një pune përkushtuese të strukturave, Aleanca po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv në diasporë. Bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/