image Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi

Politikë

Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka lidhje mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë.

Haradinaj duke folur për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, tha se nuk beson që ka prezencë të ndikimit rus në Kosovë.

Ai tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka guxim që në këtë kohë të ndërhyjë në veri.

Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bënë këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ja gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ja gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999. E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtarë serb të shkel në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e dinë lidershipi i Serbisë mjaftë mire. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/