image Haradinaj: Nëse Kosova nuk hyn në NATO, bashkohet me Shqipërinë

Politikë

Haradinaj: Nëse Kosova nuk hyn në NATO, bashkohet me Shqipërinë

news image

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, tha se nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, do të kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar”, u shpreh Haradinaj për euronewsalbania.

Haradinaj tha se i dërgon porosi Serbisë dhe gjithë të tjerëve se me bllokimin e Kosovës do të prodhojnë bashkimin me Shqipërinë.

“Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë ekzistues. Nëse të gjitha këto shpresat tona veniten për një arsye të caktuar, çka do t’i themi gjithë atyre që kanë vdekur në përpjekje për lirinë tonë”, u shpreh Haradinaj./GazetaSinjali/