image Haradinaj në Vjenë, flet për krizën ekonomike dhe energjetike në vend

Politikë

Haradinaj në Vjenë, flet për krizën ekonomike dhe energjetike në vend

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka mbajtur një tubim në Vjenë ku është takuar edhe me bashkatdhetarët.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, deklaroi se ka biseduar rreth krizës ekonomike dhe energjetike të Kosovës.

Kreu i AAK-së thekson rolin e rëndësishëm që mërgimtarët kanë në forcimin e konsolidimin e shtetit.

“Gjatë ditës së sotme, kam ndarë gjithashtu medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për aktivistët e dalluar të Aleancës, e cila është adresë dhe shtëpi e hapur për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, shkruan Haradinaj.

/GazetaSinjali/