Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, për nder të 24 vjetorit të rënies heroike.
“Jemi në vendin ku ka ndodhur kthesa e lirisë për shqiptarët”, tha Haradinaj para mediave.
“Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve. Do të vijmë çdoherë e të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria”, u shpreh Haradinaj.
“Të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria po ashtu do të kujdesemi, të veprojmë që ta mbrojmë lirinë e ta forcojmë Kosovën. Lavdi të rënëve për liri”, tha ai.