Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shpreson që kryeminstri Kurti mos të gabojë në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas tij, çfarëdo dështimi i mundshëm do të kishte pasoja afatgjate.
“Nuk shpresoj që Kurti gabon në dialog. Çfarëdo dështimi i mundshëm në dialog ka pasoja afatgjata”, tha ai.
Tutje, Haradinaj tha se kur është në pyetje përballja me Serbinë është gjithmonë me Kurtin.
“Çfarëdo marrëveshje që nuk përfshin njohje është e papranueshme. Arritja e njohjes reciproke, gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore, këto janë kushtet. Duke i ruajtur, integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Në këtë rrugë nuk pritoj të bashkëpunoj me Kurtin, sepse besoj se mund të arrijmë synimet tona si shtet”, tha ai.