Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka thënë se historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën.
“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës”, ka shkruar Haradinaj.
“Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”.