image Haradinaj në "gjah", sot takon Limajn

Kosovë

Koalicionet/ Haradinaj në “gjah”, sot takon Limajn

news image

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar për sot një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në këtë takim pritet të diskutohet rreth mundësisë së lidhjes së një koalicioni paraygjedhor me këtë parti.

Haradinaj vazhdimisht ka shprehur konsideratën dhe simpatinë e tij për këtë parti duke konsideruar se kanë pika të përbashkëta në planin qeverisës.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkangjitet” ka thënë Haradinaj për mediat por pa treguar orarin, ka thënë dje Haradinaj në një konferencë për media pas zyrtarizimit të koalicionit me PSD-në.

Ndryshe, dje AAK-ja dhe PSD-ja zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor ku prijës i listës do të jetë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj./Sinjali/