image Haradinaj në ditën e dëshmorëve të Prishtinës: Pavarësia erdhi falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë

Sociale

Haradinaj në ditën e dëshmorëve të Prishtinës: Pavarësia erdhi falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë

news image

Kryeqyteti sot shënon ditën e dëshmorëve. Në këtë ditë kanë bërë homazhe krerë të institucioneve e partive politike.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka kujtuar guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se “misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes”.

“Pikërisht sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes. Duke kujtuar trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe, brezi ynë dhe ata pas nesh, duhet ta ruajnë këtë liri si vlerën më të shenjtë kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera kreu i AAK-së.

/GazetaSinjali/