image Haradinaj në 12-vjetorin e Pavarësisë: Kemi ende shumë punë

Kosovë

Përvjetori/ Haradinaj në 12-vjetorin e Pavarësisë: Kemi ende shumë punë

news image

Kryetari i AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga deputetë dhe struktura të kësaj partie, në shënimin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Prekazi është historia jonë e re, por e lavdishme.

Nga Prekazi, ai tha se është arritur shumë, por duhet të ecim përpara, sepse shtetin e Kosovës e presin shumë punë.

“Edhe sot dhe çdoherë shprehim respekt për flijimin dhe sakrificën e familjes Jashari. Jemi këtu në Prekazin e historisë sonë të re, por të lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jashari. Porosia e vetme për të gjithë ne është se kemi arritur shumë, por të ecim përpara më tutje se ende kemi shumë punë”, theksoi Haradinaj.

Përveç ish kryeministrit Haradinaj, për të nderuar familjen Jashari në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  te kompleksi memorial në Prekaz, sot ka bërë homazhe për herë të parë, kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani./GazetaSinjali/