image Haradinaj nderon sakrificën e ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë

Kosovë

Përkujtim/ Haradinaj nderon sakrificën e ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë

news image

Kryeministri  në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar  sot ushtarët britanikë të rënë gjatë shërbimit në kuadër të forcës së KFOR-it në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka vlarësuar lartë sakrificën dhe angazhimin e ushtarëvë britanikë për lirinë dhe demokracin ë Kosovës.  

Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh.

Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci.

Sot, Ambasada Britanike në Prishtinë, organizon ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, do të përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR)./ Gazeta Sinjali/