image Haradinaj mungon në seancën e sotme në Hagë, gjykatësi i jep një urdhër mbrojtjes

Drejtësi

Haradinaj mungon në seancën e sotme në Hagë, gjykatësi i jep një urdhër mbrojtjes

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u mbajtur seanca e tretë me radhë paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë seancë nuk është duke marrë pjesë Haradinaj, i cili ka parashtruar dje kërkesë përmes avokatëve të tij për të mos qenë prezentë.

Gjykatësi Nicolas Guilloi tha se kjo kërkesë ka qenë në përputhje me rregulloren.

“Dëshiroj ta përmend kërkesën e parashtruar nga avokati i Z.Haradinaj për ta mbajtur këtë seancë në mungesë të tij. Kjo është në përputhje me rregulloren”, ka thënë gjykatësi.

Guilloi ka përmendur edhe disa çështje paraprake me të cilat tha se duhet të merret, ndërsa ka dhënë një urdhër për avokatët e dy krerëve të veteranëve të luftës, lidhur me disa materiale.

“U jap urdhër mbrojtjeve që t’i publikojnë versionet publike të redaktuara”, tha gjykatësi./Gazeta Sinjali/