image Haradinaj: Kjo gjë rrezikon sigurinë e Evropës

Kosovë

Policia/ Haradinaj: Kjo gjë rrezikon sigurinë e Evropës

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në përvjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, e ka lavdëruar shumë këtë institucion duke thënë se tani është koha që kjo polici të pranohet në INTERPOL.

Haradinaj ka thënë madje se mospranimi i Policisë së Kosovës në INTERPOL, përbën rrezik për sigurinë e Evropës, shkruan Sinjali.

“Populli i Kosovës është me fat që e ka Policinë e vet. Misioni juaj është luftimi i krimit dhe dukurive negative. Jeni partner i mirë bilateral edhe i vendeve të rajonit dhe më gjerë, prandaj është koha e pranimit tuaj në INTERPOL. Kushdo që e pengon antarësimin e Kosovës në INTERPOL, e dëshiron lejimin e krimit dhe për më tepër, rrezikon sigurinë e kontinentit tonë”, tha Haradinaj.

Më tej, ai ka sigurar Bashkimin Evropian se nuk do të kenë telashe me kosovarët që e shkelin ligjin pasi të bëhet liberalizimi i vizave. Sipas Haradinajt, këtë do ta parandalojë Policia e Kosovës.

“Jemi në pritje të një vendimi të vendeve të BE-së për liberalizim të vizave. I sigurojmë të gjitha vendet e BE-së se me punën që e bën Policia e Kosovës, ata nuk do të befasohen nga ndonjë lëvizje e pakontrolluar e qytetarëve të Kosovës në kufij, pasi që Policia e Kosoves dhe shteti i Kosovës ka një kontrollë dhe databazë të mirë për kontrollin kufitar”, ka theksuar Haradinaj. /Sinjali