image Haradinaj: Mosmiratimi i buxhetit do të shkaktonte krizë në këtë kohë të pandemisë

Politikë

Haradinaj: Mosmiratimi i buxhetit do të shkaktonte krizë në këtë kohë të pandemisë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, pas tentimit të tetë dhe atë vetëm pas përkrahjes së PDK-së, për shkak të mungesës së votave të nevojshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se Qeveria Hoti ka votat e mjaftueshme në Kuvend, por e ka pranuar se 61 votat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të qenë stabil.

Sipas tij, zvarritja e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka ndodhur për shkak të refuzimit nga Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ndërsa tha se Partia Demokratike e Kosovës nga radhët e opozitës ka vepruar drejt kur ka votuar pro këtij ligji të rëndësishëm.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike mori 72 vota të premten në Kuvend, ndërkohë që para deputetëve do të dalë edhe çështja e buxhetit, për të cilën Haradinaj tha se do të diskutohet me partitë opozitare, në mënyrë që të sigurohen votat e nevojshme.

“Mosmiratimi i buxhetit do të shkaktonte krizë në këtë kohë pandemie dhe do të ishte e rrezikshme”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/