image Haradinaj: Mërgata jonë përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi

Politikë

Haradinaj: Mërgata jonë përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga bashkatdhetarët me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

I pari i AAK-së, përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se mërgata shqiptare përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi.

“Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai është shprehur se diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona.

“Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e ta pasurojë në mënyrën më të mirë”, ka shtuar ai.

Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, February 19, 2023

/GazetaSinjali/