Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kosovën me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.
Haradinaj urimin e tij e ka bërë duke ia bashkëngjitur një video, me momente kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me presidentin historik Ibrahim Rugova dhe duke e përmbyllur me flamurin e Kosovës.
“Kosovë, urime 16-vjetorin e Pavarësisë!”, shkroi mes tjerash Haradinaj.