image Haradinaj me mesazh për Vuçiqin: Nëse ndjeheni të kërcënuar, respektojeni pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Haradinaj me mesazh për Vuçiqin: Nëse ndjeheni të kërcënuar, respektojeni pavarësinë e Kosovës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave kërcënuese dhe nxitëse që i bëri ai në drejtim të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj iu drejtua Vuçiqit duke i thënë se Kosova e ka krijuar ushtrinë për mbrojtjen e territorit të saj e jo për të kërcënuar Serbinë.

“Mos kini frikë z. Vuçiq: Ne krijuam Ushtrinë e Kosovës jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Si President i ardhshëm, unë do ta forcoj dhe fuqizoj Ushtrinë e Kosovës, jo si mjet agresioni, por në shërbim të paqes dhe stabilitetit”, shkroi ndër të tjera Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj shtoi se nëse presidenti serb ndjehet i kërcënuar, atëherë ai duhet që ta njohë dhe respektojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë që dy popujt të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë.

“Nëse Vuçiq ndihet i kërcënuar, unë kam një zgjidhje shumë të thjeshtë për të: Njihe dhe respekto pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë që popujt tonë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”, shtoi Haradinaj.

/GazetaSinjali/