image Haradinaj: Me bojlerët e filterat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson

Politikë

Haradinaj: Me bojlerët e filterat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të publikojë shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021.

Haradinaj tha se është e pakuptueshme mjegulla që Qeveria po krijon në raport me energjinë elektrike, raporton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021. Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime. Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve. E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj. E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson.Duam llogaridhënie për paranë publike.

/GazetaSinjali/