Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka mbledhur degën e AAK-së në komunën e Vushtrrisë.
Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se arsyeja e mbledhjes në këtë komunë ka qenë për zgjedhjet e brendshme në parti.
“Kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, sot ka zhvilluar një takim me Kryesinë e Degës së Vushtrrisë, ku është diskutuar për zhvillimet në degë, me theks të veçantë tek zgjedhjet e brendshme në parti. Kryetari Haradinaj, pas diskutimeve përmbajtësore ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.